Rita Ora sjell versionin modern të këngës “Lady Marmalade”

Rita Ora ka menduar që shumë shpejt të risjellë për publikun versionin e ri të këngës më të njohur të “Lady Marmalade”, e kënduar nga Christina Aguilra, Lil’ Kim, Mya dhe Pink.

Pjese e grupit që do të këndojë këngën do të jenë edhe Miley, Iggy dhe Charli XCX. Këngëtarja është shprehur për gazetën “The Sun”se ka qenë gjithmonë një fanse e madhe e “Lady Marmalade”. Por mesa duket, para se të shprehte këtë ide, Rita nuk ka biseduar me vajzat.

Menjëherë pas publikimit të lajmit, Iggy Azalea ka postuar në Twitter këtë mesazh refuzues: “Ju lutem më lini jashtë bisedës për “Lady Marmalade”. Nuk kam të bëj fare me idenë e Ritës dhe besoj se duhet të më lini të qetë. Faleminderit! , transmeton Noa.

Lajme të ngjashme

Back to top button