Mbi 3.000 emigrantë vdiqën në Mesdhe në përpjekje për të arritur në Europë

Sipas të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare për Migracion (IOM), më shumë se 3 mijë emigrantë nga Afrika, Azia dhe Lindja e Mesme kanë humbur jetën në Detin Mesdhe në përpjekje për të arritur në Evropë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Joel Millman, zëdhënësi i IOM-it me seli në Gjenevë, ka njoftuar se sipas të dhënave të tyre 3.103 njerëz kanë humbur jetën teksa kalonin Mesdheun.

Ai vuri në dukje se gjatë këtij viti nëpërmjet Mesdheut në Evropë kanë arritur mbi 539.000 njerëz. nga të cilët 453 mijë prej tyre kanë udhëtuar nga Turqia në Greqi, e cila përballet me ardhjen masive të refugjatëve nga Siria. Megjithatë, 90 përqind e rasteve në Mesdhe këtë vit janë regjistruar gjatë udhëtimit nga Libia drejt Italisë.

IOM theksoi se refugjatët të cilët mbërrijnë në Itali janë nga vende të ndryshme, sepse në një numër të madh vijnë nga madje 16 vende.

Lajme të ngjashme

Back to top button