Mat, vritet me 15 plumba 48-vjeçari, i shpëtoi dy atentateve

Gjakmarrja godet sërisht. Nje 48 vjeçar dyshohet se është bërë viktimë e gjaksit të tij mëngjesin e sotëm.

Vrasja është shënuar në vendin e quajtur Pujk në rrethin e Matit.

48-vjeçari Xhavit Lleshi është qëlluar me 15 plumba në trup ndërsa ka qenë duke drejtuar mjetin e tij tip Benz, nga fshati Remull në drejtim të Burrelit, transmeton BW.

Zona ku ai është qëlluar ,është një terren i vështirë, i mbjellë me dushqe, duke favorizuar personin që e ka qëlluar të fshihet dhe me pas ti shpëtojë ndjekjes së policisë.

Mësohet se viktima është shënjestuar edhe herë të tjera , në 2 atentate të ndryshme, një prej të cilëve pikërisht në vendin ku sot gjeti vdekjen. 

Lajme të ngjashme

Back to top button