Progres raportet për Maqedoninë dhe vendet tjera anëtare shtyhen për një afat të pacaktuar

Komisioni evropian do ta anulojë publikimin e progres-raporteve për Republikën e Maqedonisë dhe vendet tjera kandidate dhe kandidatet potenciale për anëtarësim në Bashkimin Evropian për më pak se një javë, ndërsa është e mundur edhe deri në një kohë të pacaktuar, njoftoi korresodenti i MIA-s nga Brukseli.

Pasi Qeveria joformale e Unionit veçmë ka bërë precedent me atë që raportet për përparimin në zgjerimin, në vend se për nesër, e anuloi publikimin e tyre për javën e ardhshme, sot, zëdhënësi i Eurokomisionit Margartitis Shinas, publikoi se ato do të anulohen deri në një kohë të pacaktuar , e më së shumti për shkak të krizës me migrantët.

“E vërteta është se raportet për zgjerim është normal të publikohen në këtë kohë të vitit. Ne si komision menduam se për shkak të gjithë asaj që ndodh javëve të kaluara, kjo tregoi se çka është më me rëndësi dhe kjo është ajo që duhet të bëjmë dhe të përqëndrohemi në zgjidhjen e krizës së refugjatëve. Kjo është më me rëndësi tani. Kemi të enjten edhe Samit të Këshillit të Evropës dhe prioritet absolut është se aty do të diskutohet edhe kur kjo të përfundojë, do të lëvizim ndaj raporteve për zgjerim”, theksoi zëdhënësi i KE-së, Margaritis Shinas.

Në pyetjen nëse kjo do të thotë se edhe të mërkurën e ardhshme (21 tetor) gjithashtu komisari për negociata për zgjerim Johanes Han nuk do t’i publikojë progres raportet, zëdhënësi i Komisionit shtoi se ka qenë i qartë në publikimin. Kjo do të thotë se së paku edhe për një javë, ndërsa ka paralajmërime edhe për dy javë edhe raportet të publikohen më 28 tetor, Maqedonia dhe vendet tjera nga “procesi më i rëndësishëm i BE-së” do të presin për vlerësime për progresin dhe vendi jonë në rekomandimin e shtatë të njëpasnjëshëm për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Lajme të ngjashme

Back to top button