Beteja më e madhe nuk është për diasporën, por për paratë

VMRO-DPMNE, thuhet që ka reaguar për atë se sa para do të mund të harxhohen në zgjedhjet, të cilët kanë parashikuar zvogëlim dramatik të shumave të lejuara deri më tani.

Nga ora 14, kanë vazhduar bisedimet e grupeve punuese, me qëllim që të arrihet marrëveshje për ndryshimet e Kodit Zgjedhor, të cilat do të duhet të sigurojnë proces të zgjedhjeve të drejta dhe të lira, me të gjitha parimet kryesore të cilat i garanton ajo: pastrimin e Listave Zgjedhore, ndarjen e shtetit nga partia, buxhet të barabartë për të gjitha partitë për fushatën zgjedhore, përforcimin e mandatit të KSHZ-së dhe tjera çështje jo më pak të rëndësishme, njofton DW.

“Konsultime më të gjera”

Raundi i mbrëmshëm ka përfunduar pa sukses, për shkak të arsyeve të ngjashme ashtu si edhe ditëve të mëparshme, thonë që grupet punuese. Disa nga partitë kanë manifestuar befasi për një pjesë të zgjidhjeve të ofruara nga propozimin e përgatitur nga lehtësuesit ndërkombëtarë, me shpjegim se “nuk kanë qenë të pritshme”, edhe pse në letër janë vënë vetëm propozime të cilat deri më tani janë trajtuar si bisedime. Kërkesa për pushim, njoftimi se është e nevojshme edhe për “konsultime më të gjera”, pa precizim që nënkupton ajo, taktizim, refuzim të disa zgjidhjeve të caktuara dhe tentativa të reja për blerje të kohës, kanë rezultuar me ndërprerje të bisedimeve në ora 2 të pasmesnatës.

Sipas burimeve nga grupet punuese, VMRO-DPMNE nuk ka qenë e përgatitur të pranojë çfarëdo zgjidhje për votimin e diasporës, vetëm që të mos ndërrohet modeli i tanishëm zgjedhor. Prapë, kjo parti, thuhet, më së shumti ka reaguar për çështjen se sa para do të mund të harxhohen për zgjedhjet, sipas të cilëve, është paraparë zvogëlim dramatik të shumave të lejuara deri më tani, gjegjësisht janë përgjysmuar. Kanë ekzistuar intencë që edhe më tepër të zvogëlohen, me qëllim që të respektohet parimi i barazimit të partive politike në lidhje me financimin e fushatave zgjedhore. Më pas, statistika e vënë mbi tavolinë ka treguar që VMRO-DPMNE në zgjedhjet e fundit ka harxhuar 48,7 denarë për votues, BDI 20,3, LSDM 6,75, ndërkaq PDSH, 0,0003 denarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button