Rama nga Praga, mesazh serbëve: Do të na shikoni nga televizori në Europian

Kryeministri Edi Rama, nga Praga ku ndodhet për një vizitë njëditore zyrtare, ka komunikuar sërish në distancë me serbët, të cilët bënë komente jo aq dashamirëse pas kualifikimit të Shqipërisë në Europian.

Në konferencën e shtypit me homologun e tij Subotka, Rama tha se ndryshe nga dhuna që u tregua në Beogra gjatë ndeshjes me Shqipërinë, ato pamje i përkasin të kaluarës tashmë, pasi në Elbasan shqiptarët treguan mikpritje dhe nuk u shënua asnjë incident.

“Në një 1 vit është bërë progres sa në 100 vjet në fokus transformimin rrënjësor të marrëdhënieve me Serbinë. Çekia është kualifikuar në kampionatin evropian, edhe ne parmbrëmë, nda mund t’ju them se vetëm ato pamje që u panë një vit më parë në Beograd, ajo dhunë masive kundër kombëtares atje, i përkasin një të shkuare që nuk kthehet më, dhe një vit më pas, jemi në kushtet të tjera pasi i ofruam një mikpritje të shkëlqyer Serbisë. Megjithëse humbëm ndeshjen, ngushëllohemi nga fakti që ata do na shikojnë në televizor kur të shkojmë në Francë në finale. E falënderoj kryeministrin e Çekisë për mbështetjen e Kosovës në UNESCO, kjo i bën mirë edhe Serbisë pavarësisht se ne disa gjëra në Ballkan i kuptojmë me vonesë dhe Serbia do e kuptojë që kjo është e mirë edhe për Serbinë”, tha Rama, transmeton portali TeSheshi.

Lajme të ngjashme

Back to top button