Turqi, së shpejti do të publikohen emrat e sulmuesve në Ankara

Turqia është afër identifikimit të sulmuesve vetëvrasës me bomba, të cilët  të shtunën vranë 97 persona në Ankara, deklaroi të hënën kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoğlu, raporton Anadolu Agency (AA)

Një një intervistë për kanalin televiziv NTV, Davutoğlu tha: “Jemi shumë afër të zbulojmë emrin, që na shpie drejt një organizate”.

Shpërthimi i të shtunës tronditi Turqinë në kohën kur ky shtet përgaditet për zgjedhjet të cilat duhet të mbahen pas tre javësh, ndërkohë që po përballet edhe me operacionet ushtarake në jug-lindje të vendit. Sulmi kishte në shënjestër protestuesit me bindje të majta dhe pro-Kurde, të cilët u tubuan për një protestë paqësore.

Davutoğlu nguroi të identifikojë organizatën e cila qëndron prapa sulmit përderisa hetuesit po bëjnë punën e tyre mirëpo tha se fokusi është te DAESH-i i cili lidhet me sulmin e mëhershëm në Suruç, në korrik, në të cilin u vranë 33 aktivistë pro-Kurd.

Kryeministri tha se një numër i madh dëshmishë është mbledhur në 48 orët e fundit. Duke shprehur brengën për nivelin e sigurisë në tubimin e të shtunës, ai tha se do të ndërmeren masa nëse ka pasur dobësi dhe neglizhencë mirëpo mohoi se ka pasur mangësi në sistemin e sigurimit të protestës.

Lajme të ngjashme

Back to top button