Miku italian i shqiptarëve i tronditur: Krerët e turizmit te ju, kokëboshë!

I famshmi Lambrenedetto XVI, italiani që është bërë i njohur pasi e do dhe e reklamon jashtëzakonisht shumë Shqipërinë, ka lëshuar disa akuza të forta ndaj krerëve të turizmit shqiptar. Ai ka mbetur i shtangur nga gjendja e mjerueshme e stendëes së Shqipërisë në Milano me rastin e Expo 2015.

“Stenda e Shqipërisë në Expo një m** i madh, e turpshme dhe e pështirë, nuk ka asgjë!!!! Mbeta pa fjalë… I ftoj miqtë shqiptarë të mos kalojnë aty, që të mos tërbohen… Unë pyes veten se si e lejon qeveria shqiptare që t’i ikë nga duart një mundësi e tillë, ndërkohë që hedh në hale 50 milionë euro për ta reklamuar Shqipërinë në CNN në SHBA… Po këta kokëboshë nuk e dinë që duhet të synojnë turistët e Europës së vjetër, italianët dhe gjermanët në radhë të parë? Sa reklama për turizmin keni parë në televizion tek ju? Këta politikanët shqiptarë qenkan çmendur që të gjithë atje…”, – shkruante ai.

Në një tjetër postim nga Ksamili, Lambrenedetto, vijonte duke thënë: “Nëse Shqipëria do të ishte në duart e gjermanëve me vendet dhe ushqimin e shëndetshëm që kanë atje do të ishte vendi më i pasur në Europë dhe që të gjithë atje do të mund të jetonin vetëm me turizëm dhe do t’i thyenin në mes të gjithë (përfshi Italinë)”.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button