Izraeli ndërmerr sulme ajrore në Gaza

Avionët luftarakë të ushtrisë izraelitë kanë patur si objektiv disa pozicione të Brigadës Izzeddin el-Kassam, krahut të armatosur të Hamas si dhe një shtëpi në lagjen ez-Zejtun, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Palestineze në Gaza, Eshref el-Kudra ka theksuar se avionët luftarakë të ushtrisë izraelitë kanë patur si objektiv disa pozicione të Brigadës İzzeddin el-Kassam, krahut të armatosur të Hamas si dhe një shtëpi në lagjen ez-Zejtun, ku si pasojë ka humbur jetën një grua shtatzënë si dhe janë plagosur 3 persona të tjerë.

Gjithashtu edhe dëshmitarët kanë vënë në dukje se avionët luftarakë izraelitë kanë kryer fluturime intensive mbi Rripin e Gazës.

Ndërsa në anën tjetër policia izraelite ka njoftuar se ka dorëzuar trupin e pajetë të të riut Fadi Allon i cili u vra një javë më parë me arsyetimin se kishte qëlluar me thikë një kolon hebre.

Në Rripin e Gazës dhe Jerusalem mes ushtarëve izraelitë dhe palestinezëve përjetohen tensione të cilat nisën pasi kolonët hebrenj dogjën shtëpinë e familjes Devabishe në Nablus në fillim të muajit gusht dhe si pasojë e shkeljeve të vazhdueshme kundrejt Mesxhid-it Aksa.

Lajme të ngjashme

Back to top button