Zaev-Hovit: Dialogu politik të thellohet

Kryetari i Lidhjes Social Demokrate Zoran Zaev dhe raportuesi i Parlamentit Europian Riçard Hovit në takimin e sotëm në selinë e LSDM-së në Shkup biseduan për përparimin e Maqedonisë në procesin Eurointegrues.

“Është biseduar për pozicionin e Maqedonisë pas çka është theksuar rëndësia e periudhës që vjen, deri në Samitin e ardhshëm të Bashkimit Europian në dhjetor. Raportuesi Hovit tha se zgjidhja e çështjeve të rëndësishme gjatë kësaj periudhe do të jenë të rëndësishme për anëtarësimin e vendit në BE”, thonë nga LSDM.

Zaev dhe Hovit kanë theksuar rëndësinë e dialogut politik dhe presin që ky dialog të thellohet, kryesisht për çështje që kanë të bëjnë me interes publik.

“Raportuesi Hovit tha se në vendet e Bashkimit Europian ekziston shqetësimi rreth lirisë së shprehjes dhe mediumeve dhe gjendja me gjykatat në Republikën e Maqedonisë. Në këtë drejtim ai shtoi se institucionet evropiane nga afër ndjekin gjendjen në Republikën e Maqedonisë, thuhet në deklaratën me shkrim LSDM.

Lajme të ngjashme

Back to top button