Për 5 muaj harxhon 7.680 euro për rrugë, edhe pse në listën e pronësisë nuk i figuron vetura

 

Portali A1on shkruan se deputeti Kërsto Mukoski nga radhët e VMRO-DPMNE-së, për pesë muajt e para, ai për vajtje dhe ardhje deri në Vevcani ka marr 472.371 den, gjegjësisht 7.680 euro ose mesatarisht më shumë se 1.500 euro ka harxhuar në benzin dhe amortizim të veturës.

Ndërsa, nga ana tjetër, deputeti Mukoski, në listën pronësore, të dërguar deri te Komisioni shtetëror për pengimin e korrupsionit, ka shkruar se nga prona posedon vetëm një arë dhe shtëpi, por jo edhe veturë.

dkskMukoski

Sipas Ligjit, edhe vetura e gruas, fëmijëve, prindërve, nëse jetojnë bashkë duhet theksuar në listën pronësore. Sipas gjendjes së tij pronësore, as ai, as familjarët e tij, nuk kanë vetura.

Lajme të ngjashme

Back to top button