VMRO-DPMNE: Presim që Zaev t’i respektojë institucionet

“Nuk kemi asgjë kundër pritjeve dhe shpresave të tij, shpresa është pjesë e përditshmërisë së secilit, dhe secili ka të drejt që të shpresoj dhe mendoj se do t`i sjell lumturi ose do t`ia përmirësoje jetën. Por, shpresa nuk guxon që të përzihet me të drejtën dhe ligjet si dhe realitetin, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Nga aty thonë se ligjet duhet që të vlejnë për secilin dhe gjithmonë sado që dikush shpreson se mund të ikë nga drejtësia edhe nëse ka gabuar.

VMRO-DPMNE duke i respektuar në tërësi ligjet pret nga institucionet që të veprojnë në bazë të ligjit dhe Kushtetutës, dhe jo në bazë të shpresave të dikujt. Njashtu presim, që përfundimisht nën rrethana të këtilla, me prokuror të cilit Zaevi i beson, ai të paraqitet në gjykatë për rastin Puc ku do të veprohet sipas ligjit”, pwrfundon komunikata e VMRO-DPMNE-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button