Besimi – Hovit: Duhet të shfrytëzohet rekomandimi për nisjen e bisedimeve me BE-në

Zëvendës Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për çështje Evropiane, Fatmir Besimi sot realizoi takim pune me raportuesin e Parlamentit Evropian për Maqedoninë, Ricard Hovit dhe Ambasadorin e Delegacionit Evropian Aivo Orav. 

Në takim u diskutua për rekomandimet në Raportin për progres të Republikës së Maqedonisë, lidhur me atë se çfarë është e mundur dhe çfarë është reale që  Maqedonia të bëjë deri në Dhjetor para Këshillit të Evropës me qëllim të përforcohen argumentet për marrjen e datës për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian.

Bashkëbiseduesit konstatuan se rekomandimi për fillimin e bisedimeve është provë se Maqedonia mbetet në agjendën për zgjerim të Bashkimit Evropian dhe përfaqëson mundësi për progres të Maqedonisë në integrimin drejt Bashkimit Evropian e cila pritet të ndikojë në mënyrë pozitive mbi reformat për agjendën evropiane si dhe mundësi për progres në lidhje me çështjet e hapura me fqinjët Greqinë dhe Bullgarinë.

Tema të rëndësishme për të cilat u bisedua në takim ishin dialogu politik dhe implementimi i rekomandimeve nga komisioni anketues, liria e të shprehurit dhe dialogu me gazetarët, sundimi i të drejtës dhe gjyqësi të pavarur dhe marrëdhëniet e mira ndër fqinjësorë.

Lajme të ngjashme

Back to top button