Besimi: Nëse nuk ka dialog politik e humbim rekomandimin

Nëse nuk respektohet Marrëveshja politike e 2 qershorit dhe nëse nuk punojmë që në tërësi t’i plotësojmë urgjentisht reformat mund të ndodh edhe të mos fitojmë rekomandimin, thotë zv/kryeministri për eurointegrime Fatmir Besimi në intervistën javore për Radio Evropa e Lirë, transmeton Portalb.

Besimi nuk e ka komentuar nevojën për ligjin që u propozua nga Talat Xhaferi. Sipas tij, është temë që bisedohet në mes partive dhe është pjesë e dialogut politik. “Partitë politike në dialog do të sjellin ligj në raport me këtë çështje”, tha Besimi.

Në lidhje me çështjen e emrit patjetër se duhet një proces më intenziv, ka theksuar Besimi. Megjithatë, ai vlerëson se në këtë problematikë duhet edhe aktivitet i palës tjetër.

“Në raport me reformat, gjithsesi se edhe në atë pjesë duhet të tregohet përparim, por duke pasur parasysh gjendjen politike në vend, kjo ka reflektuar edhe në disa pjesë të reformave, prandaj këtu tash në paket hyjnë edhe aktivitetet e dialogut politik. Kemi tre çështje kyçe, njëra është e hapur, problemi i emrit, e dyta paketi me reforma dhe e treta reformat që dalin nga marrëveshja politike./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button