Përfaqësuesja e Kosovës mposht 2-0 Guinenë Ekuatoriale

Përfaqësuesja e Kosovë ka mposhtur Guinenë Ekuatoriale me rezultat 2-0 në stadiumin e Prishtinës.

Kosova ishte dominuese që nga minuta e parë dhe shumë shpejt erdhi te goli i parë me anë të Mërgim Brahimit.

Përfaqësusesja kosovare nuk u ndal as në pjesën e dytë, ku përësri ishte Mërgim Brahimi futbollisti që kësaj radhe e paraboloi portierin mysafir në minutën e 46.

Fitorja e sotme është e dytë zyrtare në histori të përfaqësueses së Kosovës. Djelmoshat kosovarë dhuruan spektakël në stadiumin e Prishtinës në miqësoren me Guinenë Ekuatoriale në përballjen e 5-të ndërkombëtare të lejuar nga FIFA. Me këtë lojë të bukur Kosova tregoi edhe njëher se meriton të jetë pjesë e garave ndërkombëtare./Portalb

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button