Bexheti: Maqedonia promovohet si “Parajsë” për biznes, ndërsa borxhet i shlyen me borxhe

Në raportin e ri të Bankës Botërore dhe IFC, Maqedonia për të katërtën herë është mes dhjetë ekonomive të ngritura në botë, ku më së tepërmi është përmirësuar mjedisi për zhvillimin e biznesit. Qeveria e Maqedonisë, duke iu referuar statistikave të këtilla vazhdimisht ka promovuar, përkrahjen e politikave ekonomike nga nstitucionet ndërkombëtare.

Ekonomisti Abdylmenaf Bexheti thotë për Portalb se të gjitha këto statistika të bazuara në indikator që promovonë vetë Qeveria e Maqedonisë, janë kryesisht pa ndonjë peshë të veçantë për ekonominë e vendit, përballë treguesve real ekonomik.

“Të gjithë këto i referohen indikatorëve periferik të cilët merren mbi bazën dhe shifrat që i raportojnë institucionet zyrtare, zakonisht duke i zbukuruar. Një pjesë e madhe e këtyre indikatorëve është e natyrës  perceptive që krijohet nga aktiviteti i promovimit që bën Qeveria në formën e PR (pi-ar) ”, thotë Abdylmenaf Bexheti.

Sipas Bexhetit, gjendja reale është krejtësisht diçka tjetër.

“Maqedonia pasqyrohet si parajsë ekonomike dhe nga ana tjetër indikatorët ekonomik janë negativ, siç janë, investimet e huaja, rënia e fuqisë blerëse, kushtet jo të mira të kreditimit, të gjitha këto dëshmojnë  rënie dhe përkeqësim të ekonomisë së Maqedonisë” thotë ai.

Bexheti thotë se radhitja e Maqedonisë në mesin e dhjetë vendeve për kushte  të përmirësuara për të bërë biznes, tregon se këto kushte kanë qenë shumë të dobta dhe matet intensiteti i këtij përmirësimi, prandaj edhe rezultate nuk ka. Qeveria, sipas tij, promovon njërën anë të medaljes, kryesisht nëpërmjet të një PR-i agresiv, ndërsa gjendja reale e ekonomisë së vendit është krejtësisht diçka tjetër. 

Përkundër proklamimit për kushtet e zhvillimit të biznesit nga raporti i Bankës Botërore, Qeveria e Maqedonisë sot duhet të merr kredi prej 37 milion eurove nga kreditorët e vendit

Sipas Abdylmenaf Bexhetit, Qeveria merr një borxh rritës për të paguar një borxh paraprak dhe për ti ngelur diçka që të mund të mbuloje disa shpenzime tjera.

“Marrja e kredisë nga Qeveria është indikatorë shumë shqetësues, se pse i thith parat qe duhet te shkojnë te kompanitë. Parat që duhet ti marrin kompanitë në formën e kredive për të zhvilluar biznesin e tyre, ato i merë Qeveria në formën e kredive dhe i harxhon sipas mënyrës së saj. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button