Jovanoviq: Serbia ta njoh menjëherë Kosovën

Kryetari i Partisë Liberale Demokratike të Serbisë, Çedomir Jovanoviq, ka thënë se pa zgjidhjen e çështjes së Kosovës, nuk do të ketë integrim në BE.
Ai,. në një intervistë për Tanjug, kësaj radhe, përveç Kosovës ka përmendur edhe çështja e Bosnje e Hercegovinës.

Jovanoviq kohë më parë i ka ftuar elitën politike në Serbi që “sa më shpejtë ta njoh Kosovën, pasi që ky është kushti kryesor për anëtarësimin e Serbisë në BE”. Ai ka thënë se “Serbia duhet të ndalojë refuzimin e anëtarësimit të Kosovës në OKB”.

“Në Serbi duhet të vazhdohet të largohen raportet e urrejtjes më Kosovën, më shpejtë sesa që kërkohet nga BE-ja, pasi nga ky normalizim rajonit varet e ardhmja”, ka thënë kreu i liberalëve serbë, transmeton lajmi.net.

“Kjo do të thotë që Serbia sa më shpejtë duhet ta jep pëlqimin për anëtarësimin e Kosovës në OKB, më pas shtimi i njohjeve që do të ishte njëri nga kushtet kryesore për anëtarësim në BE. Ndërsa, për politikën vendore duhet ndërprerja e krijimit të atmosferës së urrejtjes dhe marrëzive të viteve të nëntëdhjeta”, ka thënë Jovanoviq.

Lajme të ngjashme

Back to top button