Raporti, KE: Rritja ekonomike në Shqipëri u ngadalësua

Shqipëria po përballet me ngadalësim të rritjes ekonomike dhe rritmeve të krijimit të vendeve të punës. Kjo konstatohet në raportin e Komisionit Europian për ecurinë ekonomike të vendeve kandidate dhe potencial kandidate, transmeton oranews.

Raporti thekson se rritje ekonomike e Shqipërisë u ngadalësua në 2.5% në 3-mujorin e dytë të vitit kundrejt 2.8% në tremujorin e parë, por ajo ka një performancë pozitive e mbështetur nga rritje e investimeve dhe kontributi i eksporteve.

Komision Europian konstaton se rritja e punësimit u ngadalësua nga 11.1% në 3-mujorin e parë në një rritje prej 4.2% në të dytin.

Por ecuria mbetet e fortë e ndihmuar nga krijimi i veneve te punës kryesisht në bujqësi dhe industri. Raporti evidenton edhe mosrealizimin e të ardhurave këtë vit, ndryshe nga një pjesë e mirë e vendeve të Ballkanit Perëndimor që kanë pësuar rritje.

Komisioni Europian evidenton në raportin e tij dhe një thellim të borxhit publik të vendit:

“Pas një rritje vjetore prej 10.7%, borxhi publik qëndron në 70.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në tremujorin e parë, pa shumën që qeveriau detyrohet ende”, theksohet në raport.

Lajme të ngjashme

Back to top button