Klajdi Haruni për Ballistin: Brenda ditës të bëjnë hero, brenda ditës të rrëzojnë
Kantautori Klajdi Haruni i është bashkuar listës së gjatë të yjeve shqiptare që kanë kritikuar autoritetet për arrestimin e Ballistit.
“Autochthonous. Për 24 orë të bëjnë hero dhe për 24 ore të rrëzojnë përsëri?! Këta jemi ne?! Nuk jam ndier kurrë më shumë krenar në jetën time se ajo ditë që u ngrit ai flamur në mes të Beogradit…”.
“Sot kur e shikoj në lajme Ismail Morinën më bëhet akoma edhe më e hidhur humbja, prandaj zgjedh të mos hesht për shqiptarin tim, patriotin e vërtetë dhe më të kërcënuar në shqiptari për jetën e tij. Ne nuk kishim mundësi ta mbronim jetën e tij, prandaj mbase dhe ai nuk kishte zgjidhje tjetër për t’u vetëmbrojtur”.
“Mbase edhe unë do të bëja të njëjtën gjë, cilido nga ne mbase do ta bënte, por sot të paktën kemi mundësi që sado pak ta mbrojmë lirinë e tij. Mjafton vetëm të mos heshtim! Ne jemi të lirë, ndërsa ai jo! Këtë herë mundemi ta mbrojmë atë duke i harxhuar dy minuta nga jeta jonë në mbështetje të tij, sepse nganjëherë populli është gjyqtari i vërtetë.
“Ismail Morina ‘BALLISTI’ nuk është kriminel. Personalisht kur e pash në lajme pas hekurave dhe i kërkuan të heqë bluzën e kuqe me Shqiponjë, ndjeva se serbët nuk fituan vetëm ndeshjen, por po fitojnë edhe atë copëz krenarie të cilido nga ne, të çdo shqiptari”, ka shkruar Klajdi në rrjetet sociale.