Shkup, një person i vdekur është gjetur në bulevardin “Kuzman Josifovski Pitu”

Trupi i një mashkulli të vdekur, rreth 50 vjeç, është gjetur dje në orën e 18:50 në bulevardin “Kuzman Josifovski Pitu” në Shkup.

Sipas MPB-së, me gjasë bëhet fjalë për të pastrehë, ndërsa rastin në polici e ka paraqitur ekipi i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore.

Në trup nuk është vërejtur gjurmë e dhunës, por trupi megjithatë është dorëzuar në autopsi.

Lajme të ngjashme

Back to top button