Marrëveshje për ligjet e zgjedhjeve nesër?

Partitë tona edhe dje nuk kanë arritur përparim rreth çështjes lidhur me ligjet e zgjedhjeve. Pas takimeve mes lehtësuesit belg Piter van Hojte me përfaqësuesit e partive, mes të cilëve edhe me kryetarët e VMRO-DPMNE dhe LSDM, Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev, nuk ka pasur afrim të qëndrimeve mëson Portalb.

Për shkak kësaj, Hojte u ka dhënë edhe një afat që të gjejnë mënyrë për zgjidhjen e çështjes dhe përfundimisht të arrihet marrëveshje.

Mësojmë se në mëngjes është, ligji i ri i zgjedhjeve i pastruar nga vërejtjen e partive politike dhe i përgatitur nga ekspertët e BE-së, do të vendoset në tavolinën e grupeve punuese. Ato do të duhet ta japin fjalën e fundit, që do sipas informatave do të duhej ta bëjnë “amin” të gjitha partitë politike, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, njofton Portalb.

Lajme të ngjashme

Back to top button