Qipriotët: “Kosova është Serbi” (VIDEO)

Një gjë e pazakontë ka ndodhur në ndeshjen mes Fenerbahçes dhe skuadrës nga Qiproja turke, Anorthosis Famagusta në kuadër të ndeshjes së volejbollit e cila ishte e vlefshme për Ligën e Kampionëve.

Tifozët vendas qipriotë kanë vënë një pankartë të madhe në të cilën shkruhej: “Kosova është Serbi”. Ndër të tjera, qipriotët kishin të shkruar edhe parulla si: “Liri për Famagustan” ose “Greqi-Serbi-Ortodoksi”.

Ndryshe, Famagusta njihet si kryeqendër e Qipros turke. Ishin deklaratat e kryeministrit turk, Recep Tayyip Erdogan ato që shtynë tifozët e kësaj ndeshje të volejbollit të bënë një gjest të tillë.

Siç kanë transmetuar mediat greke e ato serbe, deklaratat e Erdogan: “Kosova është Turqi”, kanë irrituar tifozët e skuadrës së Anorthosis Famagustas të cilët shprehën mllefin e tyre në ndeshjen ndaj skuadrës turke.

Lajme të ngjashme

Back to top button