Shkup, në flakë residenca ”Panorama”

Prej larg dukej tymi dhe ndjehej era e cila vinte nga rezidenca “Panorama “në Vodno. Sot rreth orës 15, 3 makina të zjarrfikësve u nisën drejt këtij lokacioni, njofton RTV21.

Shumë njerëz të mbledhur përreth, por askush i gatshëm të tregojë se çfarë në të vërtetë kishte ndodhur. Të vetmet fjalë ishin nga sigurimi i rezidencës, të cilët na ndalonin të regjistrojmë.

Pas arritjes të makinës së parë të zjarrfikësve, brena disa minutave u shfaqën edhe dy të tjera. Në polici na thanë së ishin zjarrfikësit ata të cilët kishin lajmëruar për këtë zjarr, dhe se policia nuk ka informata më të hollësishme për incidentin.

Në mungesë të përgjigjeve nga institucionet tjera, kontaktuam edhe Qendrën për Menaxhim më Kriza. Nga ky institucion na thanë se  punonjësit e tyre nuk kanë informata për ndonjë të lënduar, dhe se zyrtarisht ende nuk ka qëndrim se çka e kishte shkaktuar zjarrin në katin e fundit të residencës ‘‘Panorama”.

Lajme të ngjashme

Back to top button