Rita Ora ka arritur në Prishtinë (foto)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka arritur në Kosovë, ku thuhet se do të marr pjesë në një dasëm.

Fotografi i këngëtares ka publikuar një foto në rrjetin social Instagram kur Rita shfaqet duke zbritur nga aeroplani së bashku me familjarët e saj.

Mësohet se Rita do të qëndroj vetëm për fundjavë në vendlindje.

“Rita ka ardhur në dasmën e miqve të saj nga Londra, të cilët po ashtu janë kosovarë. Rita dhe familja e saj do të jenë të gjithë në këtë dasmë”, ka thënë një i afërt me familjen Ora.

Veç vizitave familjare, artistja gjatë qëndrimit këtu do të zhvilloj edhe një takim me ambasadorin britanik në Kosovë.

Rita Ora

Lajme të ngjashme

Back to top button