Xhaferi: Ligji pjesë e marrëveshjes, opozita e keqpërdori për bllokimin e bisedimeve

Njëri nga propozuesit e ligji për ndalimin e publikimit të “bombave” të opozitës, koordinatori i BDI-së, Talat Xhaferi, ka mohuar pohimet se ky ligj është sjellë me qëllim që të minohen bisedimet. Zyrtari i lartë i BDI-së tha se deri më 20 tetor ky ligj mund të pësoj ndryshime dhe se palët, nëse nuk pajtohen, atëherë ligji si i tillë do të kthehet në procedurë parlamentare, njofton RTV21.

“Nuk mund ta di se çfarë mendon opozita. Ideja ishte që më 6 tetor ligji të futet në procedurë kuvendore, për arsye se kishim paralajmërime se bisedimet për kodin zgjedhor po lëvizin në drejtim të mirë, kishim paralajmërime se deri në fund të ditës do të arrihet marrëveshja për pakon zgjedhore. Për këtë u lëshua ligji, jo me ndonjë ide tjetër”, thekson deputeti Xhaferi.

Ai shtoi se dikush e ka shfrytëzuar ligjin për t`i bllokuar bisedimet. Mirëpo, nuk tregoi se kujt po ia adreson këto akuza.“Nuk merrem me thashetheme, jam koordinator i BDI-së dhe në Parlament sillem sipas ligjit dhe procedurave”, tha Xhaferi.

Lajme të ngjashme

Back to top button