Ballistit detyrohet ta heq bluzën me shqiponjë! (Video)

Ismail Morina, njohur si Ballisti është shfaqur veshur si nacionalist edhe në sallën e gjyqit.

Ai erdhi i veshur me një bluzë të kuqe me shqiponjë. Duket kjo është vlerësuar e papranueshme dhe dikush i ka kërkuar ta heqë atë e pastaj të rikthehet prapë në sallë.

Se kush e ka bërë kërkesën nuk dihet, pasi nga trupi gjykues nuk është dëgjuar një gjë e tillë.

Ajo që dihet me siguri është fakti që Morina është filmuar nga Ora News duke u shoqëruar nga policët jashtë kafazit, e pastaj është rikthyer me një bluzë më ngjyrë të errët e më mëngë të shkurtra.

Lajme të ngjashme

Back to top button