Fluksi i madh në Elbasan, kurse kjo është mënyra për t’i ndalur (Foto)
Të gjithë sytë janë kthyer kah qyteti i Elbasanit, pasi sonte ai është kryeqendra e shqiptarëve.
Në bulevardin para stadiumit “Elbasan Arena”, që në orët e para të mëngjesit është parë një fluks i madh i qytetarëve, por edhe për këtë kanë menduar autoritetet shqiptare.
Policia pas konsultimeve me Federatën e Futbollit të Shqipërisë kanë vendosur skele në rrugën që çojnë te stadiumi dhe e gjitha kjo për ta ngadalësuar fluksin e tifozëve.
Deri në këto momente situata në qytet është shumë e qetë dhe nuk është shënuar asnjë ekses.