LSDM: Të huajt do të ofrojnë ligj të ri zgjedhor, pa diasporën

Shumica e çështjeve, për të cilat dje është biseduar në grupet punuese janë mbyllur, por ashtu siç informojnë nga LSDM, problem ka qenë votimi i diasporës dhe vendimin në KSHZ. Është e mundur që votimi i diasporës të suspendohet, me kërkesë të bashkësisë ndërkombëtare, njofton Portalb.

Sot nuk pritet të ketë mbledhje të re të grupeve punuese, përveç takimeve bilaterale mes partive, ndërkaq për nesër bashkësia ndërkombëtare do të dorëzojë propozim-ligjin e saj.

Siç informojnë nga opozita, çështja e financimit të fushatës zgjedhore  është e mbyllur dhe është vendosur që mediumet të mos munden të japin donacione-para për fushatë të partive, njofton Portalb.

Partitë politike ende nuk kanë arritur konsensus për atë se Maqedoni do të jetë një apo më shumë njësi zgjedhore, sepse ajo drejtpërdrejtë është e lidhur me votimin e diasporës. Deri më tani sipas marrëveshjes, do të ketë vërtetim të plotë në terren të Listës Zgjedhore dhe me vërtetim të kryqëzuar në bazë të të dhënave. Regjistrim aktiv, nuk do të ketë, për atë se shumë ekspertë të huaj kanë këshilluar se ajo është vendim jofunksional.

Problemet të cilat kanë qenë në zgjedhjet e kaluara me votuesit fiktivë, këtë vit më lehtë do të jenë për t’u zgjidhur, për atë që KSHZ do të ketë ingerenca më të mëdha deri te qasja e bazat e MPB-së, njofton Portalb.

Lajme të ngjashme

Back to top button