Ministri Shabani priti delegacionin e Institutit kosovar për qeverisje lokale

Një delegacion prej mbi dyzet anëtarë, i kryesuar nga Besnik Tahiri, drejtor ekzekutiv i Institutit kosovar për qeverisje lokale, qëndroi në Ministrinë për vetëqeverisje lokale në Shkup, ku miqësisht u prit nga ministri për Vetëqeverisje lokale, Lirim Shabani.

“Ministria e vetëqeverisjes lokale me sukses zhvillon dhe zbaton procesin e decentralizimit, që është një nga shtyllat themelore të Marrëveshjes së Ohrit dhe nga ajo periudhë e këtej janë bërë hapa shumë të rëndësishëm për zhvendosjen e kompetencave nga niveli nacional në atë lokal me të cilat tani më menaxhojnë vetë komunat. Ky proces ecën mirë ndërsa vëmendja jonë ka qenë gjithnjë e përqendruar në zhvillimin e barabartë lokal dhe regjional, për çfarë janë sjellë ligje adekuate në përputhje me legjislacionin e vendit dhe atë të Unionit Evropian” theksoi ministrit Shabani.

Në emër të delegacionit të Institutit kosovar për Qeverisje lokale foli drejtori ekzekutiv Besnik Tahiri, i cili këtë takim e vlerësoi si mundësi shumë të mirë për shkëmbimin e përvojave politikëbërëse. Ai theksoi se përvojat e të dy vendeve, veçmas sfidat dhe objektivat në fushën e reformës dhe zhvillimit të qeverisjes lokale do të duhej të na shërbejnë në rrugën e përbashkët drejtë forcimit të integrimit Evropian të Kosovës dhe Maqedonisë.

Në këtë takim ministri Shabani u përgjigj edhe në shumë pyetje të parashtruara nga ana e pjesëmarrësve të delegacionit nga Kosovar.

Lajme të ngjashme

Back to top button