Galliani fajëson gjyqtarin për humbjen

Zëvendës-presidenti i Milanit, Adriano Galliani ka kritikuar gjyqtarin e takimit pas humbjes së Milanit me rezultat 3-2 kundër Parmës të Dielën.

“Përveç faktit që nuk na dhanë dy penalti, goditja e lirë që rezultoi në fitoren 3-2 për Parmën ishte akorduar nga pozita e gabuar, që ishte e qartë për t’u parë nga të gjithë”,deklaroi Galliani për La Gazzetta dello Sport.

“Nuk dua të flas për ato dy penalti të qarta, por mendoj se merituam një kërkim falje dhe shpjegim nga gjyqtari para se të mbyllim këtë kapitull. Nuk dua që njerëzit të keq-interpretojnë kritikat tona drejtë gjyqtarit si shenja dobësie”.

Lajme të ngjashme

Back to top button