Maqedoni, censura një hap pranë diktaturës

Propozimi për ndalimin e publikimit të “bombave”, është edhe një tentativë e pushtetit për censurë dhe mund të paraqesë një goditje të fortë për lirinë e të shprehurit . Një pjese e gazetarëve thonë që ndalesat ndjellin frikë, por mendimi kritik mund të mos ndalet.

Propozim-ligji për ndalim të publikimit të ashtuquajturat “bomba” dhe fshirja e tyre nga mediumet, është tërhequr nga procedura dhe është kthyer në përpunim në grupet punuese. Deri më 20 tetor, sipas paralajmërimeve, ligji do të duhet të sjellët bashkë me ligjin për mbrojtje të “fishkëlluesve”.

Për gazetarët, ligjet e tilla janë edhe një tentim i pushtetit për censurë dhe do të parashihnin goditje të madhe për lirinë e të shprehurit.

Biljana Sekullovska, themeluese e ueb-portalit NovaTV thotë: “T’i ndaloni publikimet e informatave në shekullin XXI, të ndalohen mediumet që të informojnë publikisht dhe publiku ta ketë të ndaluar të drejtën e informimin, kjo është diktaturë totalitare, për atë që ky ishte propozim-ligj për atë them paralajmërim për diktaturë në shoqëri totalitare”, thotë Sekullovska.

Elida Zylbeari, kryeredaktore e ueb portalit, Portalb, vlerëson se propozim-ligji është në kundërshtim me interesin publik, sepse ai ua kufizon punën gazetarëve, qëllimi themelor i të cilëve është që të hulumtojnë dyshime për keqpërdorim, krim dhe korrupsion.

“Ligj i këtillë, në asnjë mënyrë nuk guxon të sillet. Nëse sillet, edhe më shumë do ta përkeqësojë gjendjen e mediumeve në Maqedoni, e cila edhe ashtu është e keqe dhe disi do t’u imponohet gazetarëve vetë-censura dhe mund të thuhet që ky ligj është në dobi të funksionarëve publik, jo të qytetarëve”, tha Zylbeari, njofton REL.

Sead Rizvanoviq, kryeredaktor i Televizionit 24 Vesti, thotë që padyshim që edhe qëllimi i propozim-ligjit ka qenë që të sjellët censurimi dhe frika te gazetarët që në të ardhmen dy herë të mendojnë se a do të publikojnë përmbajtje senzitive.

“Dënimet ligjore në vet ligjin dhe dispozitat absurde të tij, janë mjaftueshëm që gazetarët të jenë të frikësuar, veçmas te rastet kryesore, si ai me gazetarin Tomisllav Kezharovski të jenë me te vërtetë të frikësuar dhe në të ardhmen të mos guxojnë të publikojnë materiale senzitive të cilat do të mund të ishin në dëm të kësaj, apo çfarëdo pushteti tjetër”, thotë Rizvanoviq.

Lajme të ngjashme

Back to top button