Teuta Arifi mbështet kombëtaren shqiptare, viziton Stadiumin e Tetovës

Edhe kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi si duket është e emocionuar për ndeshjen madhështore të futbollit, Shqipëri-Serbi që do të zhvillohet sonte në Elbasan Arena.

Ndeshja futbolistike Shqipëri-Sërbi do të zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:45, komuna e Tetovës ashtu si gjithnjë ndjekjen e kësaj ndeshje do e organizojë në Sheshin Iliria përmes video-bimit, ku pritet që të marrin pjesë edhe “Ballistët” pas mos-pasjes mundësi për të udhëtuar në Elbasan Arena.

Arifi me këtë rast është shprehur se bën tifo për Kombëtaren dhe pret që ajo të fitojë ndërsa ka porositur tifozët që të ruajnë qetësinë dhe të bëjnë tifo ashtu siç i ka hije sportit.

Arifi këto komente i bëri sot ku ndoqi punimet në Stadiumin e qytetit, në të cilin tanimë kanë përfunduar punimet rreth kullosës, investim ky që arrin vlerën rreth 800 000 euro.

Ajo gjithashtu tha se është përgatitur edhe projekti për ndriçimin e stadiumit të qytetit ndërsa në ditët në vijim Federata e Futbollit në bazë të këtij do të nis procedurën e prokurimit për përzgjedhjen e kompanisë e cila do t’i kryejë punët ndërtimore për vendosjen e ndriçimit në Stadiumin e Qytetit.

Afërdita Abdiu

Lajme të ngjashme

Back to top button