AAK: Mbajtja e seancës ishte provokim

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vlerëson shumica parlamentare në Kuvendin e Kosovës, që është nën dikatatin e Qeverisë dhe të Kryeministrit, është përgjegjëse për situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës.

AAK thekson përpjekja e tyre, për ta zhvilluar seancën sikur gjithçka është normale, është një provokim i hapur për opozitën dhe një përpjekje për t’i shmangur dështimet e kësaj shumice.

“Qytetarët e Kosovës duhet ta kuptojnë se shfaqja e sotme në Kuvend nuk është zgjedhje e opozitës, por veprim i domosdoshëm. Ne vazhdojmë të jemi të palëkundur në kundërshtimin e dy dështimeve historike të kësaj qeverie, siç janë Demarkacioni dhe Asociacioni. Prandaj e ftojmë shumicën parlamentare dhe liderët e tyre Mustafa e Thaçi, që t’i japin vendit zgjidhje dhe gjithçka të rikthehet në normalitet. Në të kundërtën ata do të jenë përgjegjës për eskalimin e mundshëm të situatës”, thuhet në komunikatën e AAK-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button