Hapen aplikacionet për Chevening 2016-2017

Profesionistë të talentuar nga sektori publik, privat dhe civil në Republikën e  Maqedonisë, do të mundet të aplikojnë për bursën Chevening, e cila është pjesë e programit të bursave të MB-së të financuar nga Zyra e Komonveltit. Individëve të shquar me potencial të lidershipit ju ofrohet Bursa Chevening e cila mundëson mbështetje financiare për një diplomë masteri duke filluar nga shtatori 2016 në një nga universitetet kryesore të Britanisë së Madhe. Kandidatët kanë kohë të paraqesin kërkesën e tyre deri më 3 nëntor 2015. “Këtë vit kemi emëruar 9 fitues të kësaj burse nga Maqedonia, të cilët fituan grante për të studiuar në universitetet e Mbretërisë të Bashkuar.

Grantet janë për diplomë një-vjeçare Master, në ç’do çështje në ndonjë nga universitetet kryesore të Britanisë së Madhe”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Shkup. Për të qenë të përshtatshëm për një bursë Chevening, ju duhet të jeni shtetas i shtetit që është i pranueshëm për bursën Chevening, dhe të synoni të ktheheni në vend pas studimeve, të keni një shkallë të arsimit që është i barabartë me klasën e dytë të shkallës të lartë në Mbretërinë e Bashkuar, të keni së paku dy vjet përvojë pune ekuivalente më lëminë që do ta studijoni në Mbretërinë e Bashkuar, të jeni në gjendje t’i  përmbushni kërkesat minimale të gjuhës Angleze për bursën Chevening, si dhe të jeni në gjendje të fitoni vizën e saktë, dhe ofertë të pakushtëzuar nga një universitet në Mbretërinë e Bashkuar.

“Ekipi i bursës Chevening janë veçanërisht të interesuar për kandidatët e Republikës të Maqedonisë të cilët dëshirojnë të studiojnë:  Politikat Publike (Administratë Publike, Drejtësi, Punë të Brendshme dhe Mbrojtje), Studime Zhvillimore (Komunitete, Arsim dhe rritje të qëndrueshme), Ekonomi (Qeverisja Ekonomike dhe Menaxhim të Financave Publike), Multikulturalizëm (Barazi dhe Diversitet)”, thuhet në njoftimin e Ambasadës, sipas të cilës, aplikuesit duhet të lexojnë udhëzimet onlajn dhe të jenë në gjendje të dëshmojnë se i plotësojnë kriteret e përzgjedhjes Chevening para se ta dorzojnë kërkesën. Hollësi të mëtejshme për afatet dhe subjektet prioritare janë në dispozicion në ueb faqen:

www.chevening.org/apply.

Lajme të ngjashme

Back to top button