U mbajt protesta para Kuvendit, OJQ-të kërkojnë tërheqjen e propozim-ligjit

Lëvizja qytetare “Ajde” së bashku me disa organizata  të tjera joqeveritare protestuan para Kuvendit të Maqedonisë duke shprehur revoltin e tyre rreth propozim ligjin e ri për ndalimin e publikimit të materialeve përgjuara. Sipas tyre ky ligj cenon shprehjen e lirë të gazetarëve dhe është censurë klasike, njofton MRTV2.

“Me propozim-ligjin e ri, praktikisht po i jepet kornizë ligjore censurës në Maqedoni dhe njëkohësisht  po shkelet neni 16 të kushtetutës sipas të cilit censura është e ndaluar” tha Pavle Bogoevski, nga Lëvizja Qytetare “Ajde”.

“Ne jemi këtu për t’i dhënë mbështetje gazetarëve, sepse mendojmë se prej gazetarëve duhet të dëgjohet  për gjitha gjërat të cilët mbahen i fshehtë nga Qeveria”, “Mendoj se si qytetarë të këtij vendi kemi të drejt të jemi të informuar për  të gjithë ajo që ndodhë dhe se ajo që është e sekret dhe e fshehtë të publikohet në opinion pa kushtëzuar asnjë”, “Do ishte logjike që Kuvendi të mos e miratojë propozim ligjin për ndalimin e materialeve sepse është kundër vullnetit të qytetarëve”, kanë komentuar disa protestues.

Për propozim ligjin për ndalimin e publikimit të bombave, Zaev ka thënë që Talat Xhaferi ka gënjyer sepse nuk janë dakorduar për një gjë të tillë, ndërkaq këtë hap të tentimit për sjellje të një ligji të tillë, profesori universitar Lubomir Frçkovski, kak thënë që ligji mund të ketë implikacione të tmerrshme.
Në ndërkohë gjatë ditës së sotme kanë reaguar edhe SHGM-ja, OJQ-Info Qendra, LD-ja, Lëvizja Besa, RDK-ja, LR-PDSH-ja, Komisioni Evropian dhe Ambasada e Amerikës.

FOTO: Vanço Xhambaski
FOTO: Vanço Xhambaski
FOTO: Vanço Xhambaski
FOTO: Vanço Xhambaski
FOTO: Vanço Xhambaski
FOTO: Vanço Xhambaski
FOTO: Vanço Xhambaski
FOTO: Vanço Xhambaski
FOTO: Vanço Xhambaski
FOTO: Vanço Xhambaski
FOTO: Vanço Xhambaski
FOTO: Vanço Xhambaski
FOTO: Vanço Xhambaski
FOTO: Vanço Xhambaski
FOTO: Vanço Xhambaski
FOTO: Vanço Xhambaski
FOTO: Vanço Xhambaski
FOTO: Vanço Xhambaski
FOTO: Vanço Xhambaski
FOTO: Vanço Xhambaski

Lajme të ngjashme

Back to top button