Ahmeti në takimin me Staffansson, kërkon ndihmën e BE-së, për emrin

Ambasadori i ri suedez në  Maqedoni, Mat Staffansson, u takua sot me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin.

Ahmeti i uroi mirëseardhje dhe i dëshiroi sukses Ambasadorit Stafanson në detyrën e re duke siguruar vazhdimësi të bashkëpunimit të ndërsjellë. Bashkëbiseduesit diskutuan rreth çështjes së emrit, marrëveshjes së Ohrit si dhe rekomandimeve të komisionit evropian për zgjerim si dhe dinamikës së integrimit të vendit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Ambasadori Suedez, nënvizoi mbështetjen e vendit të tij për integrimin e Maqedonisë në strukturat Euroatlantike si dhe për plotësimin e standardeve të parapara në raportin e BE për përparimin e Maqedonisë.

Kryetari Ahmeti, theksoi nevojën që institucionet e Bashkimit Evropian të kyçen në procesin e zgjidhjes së çështjes së emrit bashkë me vendet anëtare, në bashkëpunim me SHBA dhe NATO, sepse Maqedonia është investim i përbashkët i Shkupit, Brukselit dhe Vashingtonit.

Bashkëbiseduesit, gjithashtu diskutuan edhe rreth zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit me ç ‘rast Kryetari Ahmeti, theksoi dallimet midis partive politike shqiptare dhe ato maqedonase në interpretimin e ligjit për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe. 

Lajme të ngjashme

Back to top button