Artikull tendencioz, senzacionalist, i pakonfirmuar

Thashetheme, thashetheme! Kjo, është shkurtimisht syzheja e këtij teksti, i cili sikurse ka dalë nga shtypi i verdhë. Në të ka gjithçka, mirëpo mungon ajo që është më e rëndësishme. Teksti me asgjë nuk mund të vërtetohet. Madje edhe vetë qasja në shkrimin e tij është problematike. Në fakt, nëse portali ka marrë letër nga ndonjë dëshmitar okular, pse nuk ka printskrin nga letra? Poashtu, është kontestuese edhe ajo se nëse ngjarja ka ndodhur në hotelin “Aleksandar Palas” pse ka vetëm një dëshmitar që e ka parë ngjarjen? Ngjarja me siguri ka ndodhur kur ka pasur më tepër mysafirë, bëhet fjalë për hotel, ku qarkullimi i njerëzve është më i madh.

recenzija centarnjuz tepackaLinku deri te artikulli origjinal: Përleshje fizike ndërmjet Mijallkovit dhe Kamçevit me ç’rast…

Data dhe koha e publikimit: 30.09.2015

Data e recensionit: 01.10.2015

Recensues: Vllado Gjorçev

Titulli është tregim në vete. I këputur në gjysmë, i pakompletuar. Senzacionalist dhe tendencioz, shkurtimisht – joprofesional.

Dëshmitari thotë se në takim së pari ka pasur përleshje verbale, e pastaj edhe përleshje fizike, me ç’rast Mijallkovi i ka ra një shuplakë Kamçevit për shkak të mosrealizimit të projekteve për të cilat janë marrë vesh, e të cilat Kamçevi ka refuzuar t’i bëjë.

Shumë e tejdukshme, bile edhe e pamundur. Prandaj, teksti gjendet në “këmbë të qelqta”.

Njëra nga arsyet kryesore se pse artikulli gjendet në “këmbë të qelqta” është mungesa e burimeve të mirëfillta të informatave.

Informatat e plasuara, të cilat me të vërtetë janë senzacionale, nuk janë të mbështetura me burimet përkatëse, e poashtu vërehet edhe nivel i lartë i improvizimit dhe arbitraritetit. Prandaj, edhe nuk mundet e të mos fitohet përshtypja se ky artikull është i bërë me qëllim të caktuar.

Vërtetësia është tepër problematike për shkak se gjithçka që është shënuar në këtë tekst është spekulim i pastër.

Fraza “një dëshmitar okular i kësaj ngjarjeje të pahijshme iu drejtua redaksisë sonë me letër” nuk tregon asgjë. Pse nuk ka printskrin nga letra?

Teksti është senzacionalist, mirëpo kur të lexohet me kujdes, shihet se përmbajtja është relativisht e zbrazët, e verdhë. Ajo nuk është informative dhe me gjasë është e pasaktë.

Ky teskt përfundon ashtu edhe siç fillon. Me spekulime pa argumente. Prandaj, edhe është e vështirë të besohet se është i vërtetë. Në të ka komente, madje edhe teza të llojit, “është vërtetuar se edhe më parë janë rrahur”, e askund nuk është vërtetimi.

Nga ana tjetër, nuk ka as deklarata nga personat e përfshirë në rrahje, e as që gazetari është përpjekur t’i sigurojë ato. Kjo, poashtu e bën teksin jopërmbajtësor dhe joprofesional.

Lajme të ngjashme

Back to top button