Prej sot rregulla të reja në komunikacion

Në vendet e banuara shpejtësia maksimale do të jetë 50 km në orë, e jo 60 si deri më tani. Kjo është paraparë me ndryshiemt më të reja të Ligjit për siguri në komunikacion që hyjnë në fuqi sot, njofton MIA.

Ndryshimet parashohin edhe risi të tjera të cilat kanë të bëjnë jo vetë me qytetarët, por edhe personat juridik, çiklistët, takistët,… Me ta, njëherit, vendimi ekzistues ligjir harmonizohet me Ligjin për kundërvajtje dhe me rregullativën evropiane.

Nëse në vende të banuara ngitet me 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, gjoba është 400 euro, ndërkaq që pason edhe ndalesa për drejtim të automjetit gjashtë deri 12 muaj. Nëse, ndërkaq, ngitet 30 deri 50 kilometra në orë më shpejtë, dënimi është 300 euro apo 50 pikë negative m ndalesë prë drejtim të automjetit tre deri 12 muaj. Në të dy rastet dënimet në të holla mund të zëvendësohen me shkruajtjen e pikëve negative, në të parin 65, ndërsa në të dytin 50.

Nëse, ndërkaq, vozitet 10 deri 30 kilometra në orë më shpejtë se që lejohet, ënimi është 45 euro apo 25 pikë negative, ndërsa për deri 10 km në orë më shpejtë, dënimi është 10 euro apo 10 pikë negative. Në këto dy raste nuk është paraparë sanksion kundërvajtës, përkatësisht ndalesë për drejtim të automjetit.

Të ngjashme janë sanksionet edhe për tejkalim të shpejtësisë së lejuar në rrugë të hapur. Për vozitje 70 km në orë më shumë nga e lejuara, dënimi është 400 euro apo 65 pikë negative dhe ndalesë prë drejtim të automjetit gjashtë deri 12 muaj. Për kategoritë në vijim: lëvizje më e shpejtë për 50 deri 70 km në orë, 30 deri 50 km në orë dhe deri 30 km në orë, dënimet janë të njejta si ato të tjerat, të përmendura paraprakisht për vend të banuar.

Në pajtim me ndryshimet ligjore, për fëmijët deri në pesë vjet në automjet prej tani duhet të ketë karrige për fëmijë në pjesën e pasme. Fëmijët deri në moshën dy vjeçare do të mund të ulen në vendin e pasagjerit, gjithashtu në karrige për fëmijë, por në këtë rast fëmija duhet të kthehet me fytyrën nga pjesa e pasme e automobilit. Me këtë rast, jastëku i ajrit duhet të çaktivizohet.

Risi ka edhe në pjesën e nënshkrimit të Raportit evropian. Në vend si deri më tani, shoferët fillimisht të largohen nga rruga dhe më pak ta plotësojnë Raportin, tani duhet të veprojnë në të kundërtën – së pari ta nënshkruajnë Raportin dhe pastaj të largohen nga rruga.

Çiklistët janë të obliguar të kenë dritë të bardhë nga pjesa e përparme, katadiopeter me ngjyrë të kuqe ose shirit të reflektuar në pjesën e pasme, si dhe nga një katadiopter me ngjyrë të verdhë ose portokalli në çdo anë. Mbajtja e helmetës ose jelekut të reflektuar është e rekomandueshme, por jo e obligueshme.

Me ndryshimet për herë të parë vendosen edhe kategori të reja të patentë shoferit: AM – për biçikleta me motor ndihmës, A2 – për motoçikleta deri në 35 kilovatë dhe Kategori kombëtar T – për tramvaj, gjithashtu, vendosen edhe Urdhëresë kundërvajtëse pagesore, si dhe Urdhëresë pagesore mandati. Kategoria e parë shfrytëzohet për dënim gjatë kundërvajtjes së bërë e cila duhet të dëshmohet, siç është kalimi në dritë të kuqe, ndërsa e dyta, për kundërvajtje më të lehta, evidente si vozitja me shpejtësi të madhe nga e lejuara ose nën ndikimin e alkoolit.

Është paraparë edhe mundësi, që personat të cilët kapen duke vozitur në gjendje të alkoolizuar, të mbahen në stacion policor, në vend, si deri më tani, pas shënimit të dënimit, menjëherë të lëshohen për të vazhduar me automjetin.

Firmave u munësohet, nëse nuk kanë siguruar leje për transport të jashtëzakonshëm, të paguajnë gjobë në vendkalimin kufitar gjatë daljes nga shteti që të mos kthene. Gjobat në rast të këtillë janë shumë të larta dhe përllogariten nga më shumë parametra midis të cilëve, numri i të punësuarve në firmë, të ardhura të realizuara vjetore,…

Me ndryshimet janë përfshira edhe auto-shkollat. për ta, siç u shpjegua në takimin me gazetarët, vendosen standarde më të larta. Auto-shkollat janë të obligueshme të posedojnë audio dhe video incizime nga trajnimet e realizuara për profivimin e patent shoferit dhe këto materiale t’i ruajnë të paktën 90 ditë.

Janë rritur edhe gjobat, nga 25 në 100 euro, në rast se ndonjë automjet kyçet në komunikacion nga një rrugë me baltë, paraprakisht pa u larë.

Definohen vendet e ndaluara për ndalje dhe parkim – shesh, zonë këmbësorësh dhe rrugë zjarrfikëse, ndërsa saktësohet edhe se ku saktësisht mund të ndalen taksi shoferët që të marrin një udhëtar, por me pritje maksimale prej tre minutave. Taksi shoferët, gjithashtu, sipas dispozitës së posaçme në ndryshimet ligjore, do të mund të përdorim celular ose çfarëdo lloj vegle tjetër për komunikim gjatë vozitjes në qoftë se me të nuk shkaktojnë çfarëdo lloj kërcënimesh për sigurinë në komunikacion.

Ndryshimet e Ligjit për siguri në trafik përgatiteshin një vit të tërë, në pajtueshmëri me modelin slloven dhe kroat.

Lajme të ngjashme

Back to top button