Palestina do të bëjë padi ndërkombëtare për vrasjen e fëmijës 13 vjeçar

Qeveria palestineze e pajtimit thuhet se ka akuzuar ushtrinë izraelite për vrasjen e një 13 vjeçari palestinez Abdurrahman Mustafa ndërkohë që luante para shtëpisë së tij, raporton Anadolu Agency.

Sipas deklaratës me shkrim nga qeveria palestineze e pajtimit u theksua se Mustafai është vrarë me gjakëftohtësi nga ushtarët izraelit me një armë me selenciator dhe në të është përdorur një plumb i cili shpërthen kur e godet objektivin.

Në deklaratë është thënë se dosieja e Mustafait do të bashkangjitet me dosie tjera dhe do të përcillet autoriteteve përkatëse, për hapjen e një procesi ndërkombëtarë hetimi.

Në deklaratën e qeverisë u tha se familja e Mustafait jeton në afërsi ku kanë ndodhur përleshjet dhe se fëmija ka dalë para shtëpisë për të luajtur i cili nuk përbën asjnë kërcënim për trupat pushtuese.

Në deklaratë ndër të tjera shkruhet: “Çfarë lloj rreziku krijon një fëmijë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe kundër ushtarëve të armatosur të cilët me forcë e okupojnë një vend?” Qeveria ka theksuar gjithashtu se ka bërë një kërkesë ndaj komunitetit ndërkombëtarë dhe organizatave të OKB-së për të siguruar mbrojtje fëmijëve dhe popullit palestinez.

Lajme të ngjashme

Back to top button