Komuna Qendër do ta ndalojë ndërtimin e objekteve rreth sheshit “Maqedonia”

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, dhe kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhërnovski, sot në konferencë për shtyp në “Kej 13 Nëntori”, kanë premtuar se Komuna Qendër do të sjellë vendim me të cilin do ta ndalojë ndërtimin e çfarëdo lloj objekti rreth sheshit “Maqedonia” në Shkup, njofton Meta.

“Qendra është bërë vend në të cilin nuk mund të ecet. Nga “bombat”, mundëm të dëgjojmë se kreatori kryesor i kësaj është Nikolla Gruevski. Nuk ka pasur asnjë anketë publike, por as, që s’e kanë marrë parasysh mendimin e qytetarëve”, ka thënë Zaev.

Zhernovski ka theksuar se skulpturat dhe objektet nuk janë në asnjë interes të qytetarëve, për atë Komuna do të sjellë vendim të cilin do ta ndalë çdo aktivitet ndërtimtar në sheshin dhe rreth saj.

Lajme të ngjashme

Back to top button