Zaev: Nuk na duhen paratë e pista që na ofrojnë

“Nuk na duhet paratë e pista”, kështu është deklaruar dje kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, pasi një gazetar e ka pyetur se a janë inkurajuar biznesmenët që ta ndihmojnë partinë me financime.

Ai ka thënë se para të tilla, ashtu si deri më tani i kanë ofruar, nuk do t’i pranojë dhe do të pres që a do të inkurajohen biznesmenët e vërtetë.

“LSDM, kryesisht, financohet nga anëtarësia dhe firmat të cilët janë të afërta me Zaev, ato janë firmat e mia. Deri më tani kemi mbijetuar dhe me kësi lloj financimi edhe duam që me nderë të mbarojmë me projektin deri në zgjedhjet e 2016-tës”, tha Zaev, transmeton Meta.

Rikujtojmë se dje kryetari i opozitës, Zoran Zaev, e shpalosi programin e saj  “Vizioni për Maqedoninë” që bazohet në pesë shtylla: pushtet me përgjegjësi, sistemim të drejtë të shpenzimeve, vende të reja pune, ardhmëri evropiane dhe një shoqëri për të gjithë, transmeton Portalb.

Pyetje deputetësh njëherë në javë në vend që njëherë në muaj, llogaridhënie për të gjithë ndërmarrjet buxhetore dhe publike për shpenzimet në faqet e tyre të internetit, në afat të caktuar të paraqiten gjithë pronarët e kompanive of-shor, këto janë një pjesë e masave që LSDM i parasheh në programin e saj.

Sipas kryetarit të opozitës, Zoran Zaev, nëse ata vijnë në pushtet, nuk do të largojnë nëpunës shtetërorë në administratën publike dhe atë shtetërore, por tepricën e nëpunësve do ta sistemojnë nëpër institucionet ku ka mungesë kuadri.

“Do të kërkohet mbështetja nga të gjithë qytetarët ndërsa vende për ide do të vendosen në më shumë vende nëpër Maqedoni. Paralelisht me këtë, në pesë javët e ardhshëm do të mbahen 28 debate nëpër Maqedoni, kur do të dëgjohet zëri i popullit” tha Zaev, transmeton Portalb.

Në pyetjen e gazetarëve nëse dihen emrat e anëtarëve të LSDM-së që do të hynë në qeverinë kalimtare, Zaev tha se edhe më tej po zhvillohen bisedime dhe se emra konkret nuk ka.

Lajme të ngjashme

Back to top button