Davutoglu: Forcat turke do të marrin masa precize kundër çdo shkeljeje të hapësirës ajrore

Kryeministri turk, Ahmet Davutoğlu, me rastin e shkeljes së hapësirës ajrore turke nga ana ruse, e bëri të qartë se rregullat për këtë çështje janë precize dhe se këto duhet ti respektojnë avionët rus, sirian apo cilit do vendi tjetër, raporton Anadolu Agency (AA).

“Hapur ju bëj me dije se rregullat e angazhimit të forcave turke në rast të çfarëdo shkelje të hapësirës tonë ajrore janë të qarta dhe të njohura. Forca ajrore turke kanë një komandë të qartë dhe do të marrin të gjitha masat e nevojshme në rast të shkeljeve të hapësirës ajrore, madje edhe në qoftë se bëhet fjalë për një zog që fluturon”, tha Davutoğlu, duke shtuar se kufiri dhe hapësira ajrore turke janë nën kontrollin e forcave të saja të sigurisë.

Davutoğlu tha se për incidentin e së shtunës, të shkeljes së hapësirës ajrore turke nga Rusia, tashmë janë marrë masat e nevojshme dhe kontaktet diplomatike. Ai shtoi se zyrtarët turq në bisedime me homologët e tyre rusë ishin të qartë dhe se Moska ka dhënë premtime që incidente të ngjashme nuk do të ndodhin përsëri, dhe se ky rasti, të shtunën ka ndodhur “gabimisht”.

“Qëndrimi ynë është shumë i qartë dhe në mënyrë miqësore paralajmërojmë të gjithë ata që shkelin kufijtë tonë ose hapësirën ajrore. Kjo vlen për të gjitha vendet, kurse Rusia është fqinji dhe miku ynë. Me këtë rast, nuk ka pasur ngritje të tensioneve në marrëdhëniet turko-ruse. Çështja siriane nuk është kriza turko-ruse”, tha Davutoğlu.

Lajme të ngjashme

Back to top button