Veseli: Bllokada në Kuvend, në kundërshtim me rregulloren

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli në tryezën “ Qasja pozitë-opozitë në Kuvend” ka deklaruar se bllokada e opozitës në Kuvendin e Kosovës po shkel rregulloren e miratuar nga vet deputetët, njofton Veseli.

Veseli gjithashtu ka thënë se pozita gjithnjë i ka jep hapësirë opozitës për pikëpamjet e tyre, ndërsa kjo e fundit po e keqpërdor atë.

“ Bllokada e punimeve në Kuvend nuk është në përputhshmëri me rregulloren dhe ligjet e Kuvendit të Kosovës. Kjo bllokadë është në kundërshtim më këto elemente, dhe pozita deri më tani gjithnjë i ka jep hapësirë opozitës hapësirë për të shfaqur pikëpamjet e tyre por opozita po e keqpërdor atë” ka thënë Veseli.

Lajme të ngjashme

Back to top button