Rreth e përqark, që të thuhet se opozita nuk bën

Në shikim të parë kemi tekst që ka për qëllim etiketimin e mediave në stilin e komunikatës partiake të partisë në pushtet. Shqyrtimi i detajuar i tekstit e vërteton këtë përshtypje të krijuar nga titulli komentues. Gjëja e vetme që mund të kalojë si komponentë gazetareske janë të ashtuquajtura informatat “bekgraund” ose teknike, mirëpo edhe ato shfrytëzohen për të realizuar një spin të njëanshëm.
Соросовите медиуми манипулираат со „отворено“ писмо кое никој не го видел   Денешен весник

Linku deri te artikulli origjinal: Mediat e Sorosit manipulojnë me letër të hapur të cilën askush nuk e ka parë

Data dhe koha e publikimit: 27.09.2015

Data e recensionit: 29.09.2015

Recensues: Аleksandar Peshev

Elementi i vetëm gazetaresk në këtë publikim janë disa rreshtat e para. Me të drejtë autori parashtron një pyetje shumë solide: nëse bëhet fjalë për letër të hapur, atëherë pse ajo nuk është në dispozicion publik. E nëse aq shumë u përmbahemi standardeve profesionale për raportim të detajuar, ia vlen të pyetet media se a e kanë kontaktuar prokurorin special publik për ta konfirmuar letrën para se të konstatoht se nuk ka konfirmim? Si do që të jetë, ky detal teknik është problemi më i vogël në tekst, i cili vazhdon me elemente komentuese që janë karakteristike për komunikatë partiake, e jo për tekst gazetaresk.

“Fakti që mediat opozitare të financuara nga Sorosi e morën lajmin, e janë të njohura për qëndrimin spekulativ dhe manipulimin e hapur, si dhe për gënjeshtrat brutale dhe të ulëta të cilat i publikojnë në numër gjithnjë e më të madh, tregon se bëhet fjalë për një gënjeshtër tjetër që ka për qëllim shtrembërimin e të vërtetës dhe krijimin e pasqyrës së rrejshme.”

Prandaj, parashtrohet pyetja se kush e ka vërtetuar faktin e këtillë? Partia në pushtet e cila e ka merak ta përdorë etiketën “sorosoide”? Ose vetë autori i cili në tekst qartë tregon anshmëri politike? Anshmëria evidente e zgjeron tekstin kah temat tjera, me çka vërtetohet se qëllimi i autorit anonim nuk është të informojë për letrën që është premtuar në titull, por t’i nxijë mediat e përmendura. Kështu, nga letra e mbrojtësve shkojnë kah numri i të punësuarve në administratë, e pastaj kah sjellja e ministrit Todorov në negociatat e marrëveshjes së Përzhinos. Shpërndarja e këtillë e fokusit ka për qëllim realizimin e spinit përfundimtar të publikimit:

“Është e qartë se LSDM-ja nuk di mënyrë tjetër për ta tërhequr vëmendjen e publikut, prandaj me porositë e këtilla bëhet defokusimi nga problemet e vërteta në partinë e tyre.”

Paragrafi i fundit është vërtetim përfundimtar për anshmërinë politike të tekstit, që ka për qëllim diskreditimin e mediave të caktuara, ndërsa spini e defokuson tekstin nga problemi fillestar që ka për qëllim – t’i nxijë kundërshtarët politikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button