Në sheshin e Shkupit u shpërnda Bakllava

Në vigjilje të festës së madhe të Kurban Bajramit, Sektori i Femrës pranë Shoqatës Qytetare “Vizioni M” së bashku me Sektorin e Femrës pranë Shoqatës Kulturore-Humanitare “Merhamet” në kuadër të aktiviteteve të tyre sot që nga ora 12 për të gjithë kalimtarët e rastit kanë shpërndarë bakllava në sheshin “Makedonija” transmeton gazeta Shenja.

Motoja e këtij aktiviteti ishte: “I biri i Ibrahimit nuk u sakrifikua, por u bë simbol i sakrificës! Le të jetë kjo festë prirje drejt këtij virtyti! Urime Kurban Bajramin!”, duke synuar kështu të përcillet mesazhi se kjo festë i kalon kufijtë e një feste vetëm myslimane, porse ajo është një thirrje në fjalën e përbashkët ibrahimike, të atij që konsiderohet babai i tri religjioneve monoteiste në botë – që sigurisht është një thirrje për paqe dhe bashkekzistencë paqësore në botë. 

Ky në fakt është një rast i rrallë që në Shkup, në sheshin dhe lumin Vardar që tashmë më shumë e ndan seç e bashkon qytetin, të realizohet një aktivitet përbashkues e unifikues mes qytetarëve të Shkupit. Prandaj kjo sot ishte pritur mirë nga qytetarët e Shkupit, të cilët madje edhe ishin të befasuar këndshëm nga kjo qerasje e këtyre vajzave.

Lajme të ngjashme

Back to top button