Gjilan: ​Besimtarët e tri feve bashkë pastrojnë kishat dhe xhaminë

Me iniciativë të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, bashkësitë fetare në Gjilan kanë pastruar sot Xhaminë e njohur si“Xhamia e Mulla Idriz Gjilanit” e ndërtuar në vitin 1936 dhe Kishën “Shën Ana”, e ndërtuar në vitin 1938 në fshatin Dunav të Karadakut.

Në aktivitetin e parë të “Muajit të Tolerancës dhe Solidaritetit”ka marrë pjesë Naim Aliu nga Bashkësia Islame në Gjilan, Don Dominik Qerimi nga Kisha Katolike, Naim Bllaca nga Kisha Protestante, sikurse edhe besimtarët e tri besimeve fetare.

Lajme të ngjashme

Back to top button