Tetovarët pa ujë një ditë para Bajramit

Tradicionalisht një ditë para festës së Kurban Bajramit, gjegjësisht në ‘Ditën e Arifes’, besimtarët musliman përgatiten këtë festë duke pastruar shtëpitë e tyre. Tradicionalisht dhe qyteti i Tetovës ballafaqohet me mungesë të ujit. 

Banorët e lagjeve Breza 1 dhe 2, Çarshisë së epërme, pjesës së epërme të lagjes Drenovec, si dhe ato të lagjes Potok janë kanë lëshuar një sërë vërejtjesh në redaksinë e Portalb për problemin shumëvjeçar të tyre.

“Sot është ditë e rëndësishme, sot duhet të pastrojmë dhe ne nuk kemi ujë. Kjo gjë na revolton shumë” thotë Fatime S nga lagjja e Drenovecit.

“Sot në ditën e madhe të Arifes ne nuk kemi ujë, një dite pranë festës së madhe te Kurban Bajramit – pa ujë. Turp atyre dhe neve që e lejojmë ketë” thotë një banor nga Tetova.

Nga ana tjetër, nga Ndërmarrja Publike Komunale arsyetohen se tetovarët harxhojnë shumë ujë dhe në mënyre jo-racionale.

“Qyteti i Tetovës për momentin furnizohet me 220 lira ujë për sekondë, sot për ty kryer nevojat e tyre qytetarët janë duke harxhuar një sasi të madhe të ujit. Në i lusim qytetarët për shfrytëzim sa më racional të ujit” tha drejtori i NPK-së, Xhelal Ceka. 

Lajme të ngjashme

Back to top button