Suomalajnen: Listat zgjedhore mund të përmirësohen nëse fillohet me kohë

Me riorganizim dhe rishikim të listës zgjedhore siç është tash dhe me ndihmën e ekspertëve mund të përmirësohet lista, të tërhiqen gabimet e kështu me radhë. Nëse përgatitjet fillojnë tani mund të përfundohet para zgjedhjeve, tha për REL ambasadorja e OSBE-së në Maqedoni, Nina Suomalajnen, transmeton Portalb.

Ajo thotë se në standardet ndërkombëtare nuk ekziston vetëm një mekanizëm për tu përmirësuar praktikat për atë se si të organizohen zgjedhjet. Misioni OSBE/ODIHR jep këshilla për praktika të mira, por varet nga partitë politike për të cilat do të merren vesh.

Ambasadorja Suomalajnen ka folur edhe për servisin publik. “Roli i servisit publik është shumë i rëndësishëm. Ata duhet të sigurojnë informacione të pavarura dhe neutral. Ndonjëherë informacionet mund te jenë lajme, ndonjëherë program kulturor ose program i gjuhëve të ndryshme”, tha për REL Suomalajnen./Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button