Një ndërtesë prish raportet mes ambasadës amerikane dhe BDI-së?

Një ndërtesë përballë ambasadës amerikane në Shkup ka acaruar raportet mes Ambasadës Amerikane dhe Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), shkruan revista në gjuhën maqedonase “Republika”.

Sipas kësaj reviste, ndërtesa përballë ambasadës ka alarmuar edhe qarqe të larta në administratën e Uashingtonit, kurse mllefi ndaj BDI-së është për shkak se ajo është ndërtuar në territorin e komunës Çair, e cila udhëhiqet nga partia e Ahmetit. 

Në tekstin me titull “Shtëpi ruse para ambasadës amerikane”  kjo revistë duke u thirrë në burime të veta, shkruan se ndërtimi i shtëpisë ka shkaktuar brengosje në ambasadën amerikane për shkak se prej aty mund të shihet çfarë ndodh në ndërtesën e ambasadës.

Revista që llogaritet e afërt me VMRO-DPMNE-në e kryeministrit Gruevski, shkruan se hapësira në fjalë fillimisht ka qenë e paraparë të shndërrohet në park. Kjo revistë e parashtron dilemën se çka mund të ndodhë nëse këtë shtëpi për ndonjëshumë tëmadhe të hollash vendos ta huazojë dikush nga Rusia, duke shtuar se në atë mënyrë do të ndodhte një situatë sikurse në romanet për spiunazhë.

Lajme të ngjashme

Back to top button