Capital T dhe Granit Dërguti sjellin “S’ke ditë” (Video)

Është publikuar kënga “S’ke ditë” të cilën Capital T e sjell me Granit Dërgutin, një tjetër emër i rekrutuar nga Authentic Entertainment.

Kënga ka tekst të dyshes teksa për muzikën është përkujdesur Graniti, transmeton Prive.

“S’ke ditë” nuk ka një klip të vetin por një version të videos me tekst në të cilën inkorporohet edhe trendi i ri i rrjeteve sociale ‘Snapchat’.

Kënga flet për një dashuri të dështuar në të cilën personazhi nuk rikthehet me gjithë lutjet.

Ndryshe, projekti i fundit i Kapos ishte ‘Qka don ajo’ me Gent Fatalin i lançuar gjatë verës.

Lajme të ngjashme

Back to top button